TË DREJTAT E NJERIUT:

TË BURGOSURIT NË FOKUS

Lidhje / Link me Rëndësi 

Qendra Europiane

Sherbimi Ligjor Falas i Tiranes

Delegacioni i Bashkimit Evropian

Avokati i Popullit

Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale

Te drejtat e te denuarve dhe paraburgosurve

Qendra Europiane

Sherbimi Ligjor Falas i Tiranes

Delegacioni i Bashkimit Evropian

Avokati i Popullit

Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale

Te drejtat e te denuarve dhe paraburgosurve

QENDRA EUROPIANE

Qendra Europiane është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i Qendrës është të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, me një fokus të veçantë në standardet e të drejtave të njeriut, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qendra zhvillon aktivitetin e saj në 4 shtylla kryesore: Të drejtat e njeriut, Shteti i së drejtës, Integrimi Europian si dhe Demokracia e qeverisja e mirë.

Qendra kujdeset që në implementimin e projekteve të saj të përfshijë grupe të marxhinalizuara si: fëmijë, gra, persona me aftësi të kufizuara, komunitetin Rom dhe Egjiptian dhe persona me pamundësi të tjera, si dhe të përfshijë gjeografikisht të gjithë qytetet e njësitë administrative të Shqipërisë.

Kjo platfomrë është përgatitur në kuadër të projektit “Përmirësimi i standardeve të të drejtave të njeriut në sistemin penitenciar në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Shërbimi Ligjor Falas në Tiranë (TLAS) dhe Fondacioni Qendra Europiane.

Fondacioni Qendra Europiane (ECF) është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është të mbështesë procesin e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe integrimin Evropian të vendit. Qëllimi kryesor i Qendrës është zgjerimi i njohurive dhe i të kuptuarit të realiteteve Evropiane, duke promovuar dhe nxitur shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Me një total prej më shumë se 20 vitesh eksperiencë, maratona jonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk ka afat.

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS), është organizatë jo-fitimprurëse që ka filluar aktivitetin e saj që në Janar 1999 dhe ka për mision “Përmbushjen e nevojave ligjore të personave në nevojë, edukimin, rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë Shqiptare për shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, përmirësimin e sistemit ligjor, zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e demokracisë në Shqipëri”.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, GA. nr. 2018 414 308. Përmbajtja e kë tij publikimi është përgjegjësi e autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, GA. nr. 2018 414 308. Përmbajtja e kë tij publikimi është përgjegjësi e autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.