TË DREJTAT E NJERIUT:
TË BURGOSURIT NË FOKUS

Rreth Nesh

Platforma “RI-INTEGROHU, të drejtat e njeriut: të burgosurit në fokus” është përgatitur në kuadër të projektit nr. 2018/414-308, “Përmirësimi i standardeve të të drejtave të njeriut në sistemin penitenciar në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Shërbimi Ligjor Falas në Tiranë (TLAS) dhe Fondacioni Qendra Europiane.

Kjo platfomë përmban 8 module trajnimi në gjuhën shqipe, mbi arsimin dhe formimin profesional, edukimin ligjor, shërbimin ligjor falas në lidhje me standardet dhe praktikat kombëtare dhe evropiane, të drejat për punë të të dënuarve, të drejtat mbi lirinë fetare dhe burgimin, të drejtat e grave në sistemin penitenciar (në fokus nënat me fëmijë), dhe të drejtën për kujdes shëndetsor.

Çështjet që trajtohen në këto module do të ndihmojnë jo vetëm në njohjen e standardeve ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, por dhe në përmirësimin e përvojave përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe përmirësimit të shërbimit me qëllim final rehabilitimin e plotë të personave që vuajnë dënime penale në kushtet e kufizimit të lirisë.

Të gjithë përdoruesit duhet të regjistrohen dhe të ndjekin të 8 modulet e trajnimit si një paketë e plotë. Në përfundim të tyre ata do t`i nënshtrohen një testi, pas së cilit do të pajisen me certifikatë në varësi të nivelit të njohurive të arritura.

Fondacioni Qendra Europiane

Fondacioni Qendra Europiane (ECF) është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është të mbështesë procesin e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe integrimin Evropian të vendit. Qëllimi kryesor i Qendrës është zgjerimi i njohurive dhe i të kuptuarit të realiteteve Evropiane, duke promovuar dhe nxitur shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Me një total prej më shumë se 20 vitesh eksperiencë, maratona jonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk ka afat.

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS), është organizatë jo-fitimprurëse që ka filluar aktivitetin e saj që në janar 1999 dhe ka për mision “Përmbushjen e nevojave ligjore të personave në nevojë, edukimin, rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare për shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, përmirësimin e sistemit ligjor, zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e demokracisë në Shqipëri”.

Kjo platfomrë është përgatitur në kuadër të projektit “Përmirësimi i standardeve të të drejtave të njeriut në sistemin penitenciar në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Shërbimi Ligjor Falas në Tiranë (TLAS) dhe Fondacioni Qendra Europiane.

Fondacioni Qendra Europiane (ECF) është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është të mbështesë procesin e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe integrimin Evropian të vendit. Qëllimi kryesor i Qendrës është zgjerimi i njohurive dhe i të kuptuarit të realiteteve Evropiane, duke promovuar dhe nxitur shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Me një total prej më shumë se 20 vitesh eksperiencë, maratona jonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk ka afat.

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS), është organizatë jo-fitimprurëse që ka filluar aktivitetin e saj që në janar 1999 dhe ka për mision “Përmbushjen e nevojave ligjore të personave në nevojë, edukimin, rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare për shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, përmirësimin e sistemit ligjor, zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e demokracisë në Shqipëri”.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, GA. nr. 2018 414 308. Përmbajtja e kë tij publikimi është përgjegjësi e autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, GA. nr. 2018 414 308. Përmbajtja e kë tij publikimi është përgjegjësi e autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.