TË DREJTAT E NJERIUT:

TË BURGOSURIT NË FOKUS

Trajnim online

Modulet

Modul 1:
Ndihma juridike: standartet kryesore ndërkombëtare dhe evropiane.
Prof. Dr. Migena Leskoviku

 
Modul 2:
Të drejtat e grave në sistemin penitenciar (fokusuar tek nënat me fëmijë).
Prof. Dr. Migena Leskoviku

Modul 3:
Arsimi dhe trajnimi në aspektin ndërkombëtar, si qasje rehabilituese ndaj personave të paraburgosur ose të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, që vendosen në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale.
Dr. Heliona Miço

Modul 4:
Arsimi dhe formimi profesional si qasje rehabilituese ndaj personave të paraburgosur ose të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, që vendosen në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale.
Dr. Heliona Miço

Modul 5:
E drejta për punë e personave të dënuar me heqje lirie.
Dr. Bojana Hajdini

 Modul 6:
Liria fetare dhe burgimi, karakteristika të përgjithshme, qasja kombëtare.
Msc. Krisi Kllapi

 Modul 7:
Liria fetare dhe burgimi, karakteristika të përgjithshme, qasja ndërkombëtare.
Msc. Krisi Kllapi

 Modul 8:
E drejta për kujdes shëndetësor për personat në kushtet e privimit të lirisë.
Dr. Nadia Rusi

 

QENDRA EUROPIANE

Qendra Europiane është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i Qendrës është të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, me një fokus të veçantë në standardet e të drejtave të njeriut, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qendra zhvillon aktivitetin e saj në 4 shtylla kryesore: Të drejtat e njeriut, Shteti i së drejtës, Integrimi Europian si dhe Demokracia e qeverisja e mirë.

Qendra kujdeset që në implementimin e projekteve të saj të përfshijë grupe të marxhinalizuara si: fëmijë, gra, persona me aftësi të kufizuara, komunitetin Rom dhe Egjiptian dhe persona me pamundësi të tjera, si dhe të përfshijë gjeografikisht të gjithë qytetet e njësitë administrative të Shqipërisë.

MODULET

Kjo platfomrë është përgatitur në kuadër të projektit “Përmirësimi i standardeve të të drejtave të njeriut në sistemin penitenciar në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Shërbimi Ligjor Falas në Tiranë (TLAS) dhe Fondacioni Qendra Europiane.

Fondacioni Qendra Europiane (ECF) është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i saj është të mbështesë procesin e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe integrimin Evropian të vendit. Qëllimi kryesor i Qendrës është zgjerimi i njohurive dhe i të kuptuarit të realiteteve Evropiane, duke promovuar dhe nxitur shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Me një total prej më shumë se 20 vitesh eksperiencë, maratona jonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk ka afat.

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS), është organizatë jo-fitimprurëse që ka filluar aktivitetin e saj që në Janar 1999 dhe ka për mision “Përmbushjen e nevojave ligjore të personave në nevojë, edukimin, rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë Shqiptare për shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, përmirësimin e sistemit ligjor, zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e demokracisë në Shqipëri”.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, GA. nr. 2018 414 308. Përmbajtja e kë tij publikimi është përgjegjësi e autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, GA. nr. 2018 414 308. Përmbajtja e kë tij publikimi është përgjegjësi e autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.